Brazili një nga pretendentët e nisi me fitore Copa America. Në ndeshjen hapëse të turneut Selecao mundi me rezultatin 3 – 0 Bolivinë.  Philippe Coutinho duket se do të jetë lideri i skuadrës që nuk ka në dispozicion Neymar për shkak dëmtimi.

Coutinho realizoi 2 gola në përballjen që u zhvillua në Sao Paulo. Sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 50’ me penallti. Pritet që të shikohet edhe forma e Argjentinës së Lionel Messi që do të luajë mesnatë me Kolumbinë në Salvador.

Skuadra që i duhet rrëmbyer trofeu është Kili, kampion në dy aktivitet e fundit. Në këtë edicion, i 46 i Copa America ekipet e ftuar janë Japonia dhe Katari.

Tv Klan