Shah mat. Kështu e konsiderojnë brazilianët fitoren e Belgjikës ndaj kombëtares së tyre. Gazeta

“O Globo

” titullin e saj e ilustron edhe më ketë foto ku tregohet sërish Neymar i gjunjëzuar. Në fakt rrëzimet e tij janë gjëja e vetme që do të mbahet mend nga Brazili në këtë Botëror. Neymar është titulli i katalanases

“Mundo Deportivo

“. Largimi i 5-herë kampionëve nga gara bën që trofeu të mbetet në Europë.

Me ironi,

“Corriere Dello Sport

” shkruan: I bukur ky europian. Po ashtu, edhe

“AS”

në faqen e parë shkruan: Euromundial, eurobotëror.

Spanjollja tjetër

“Marca”

vlerëson trajnerin katalan të Belgjikës Martinez. Sipas saj, tekniku i dha një goditje Botërorit, trofe që më së shumti është fituar nga Brazili.

Por Brazili nuk u skualifikua për faj të vet. Merita ishte e gjitha e Belgjikës dhe portierit Courtois. Brilant, ndoshta më i miri në fushë. Jo i vetëm gjithsesi, e gjithë mbrojtja e Belgjikës shmangu 27 herë rrezikun e golit.

Lamtumirë Botërorit për herë të 4 radhazi. Neymar në kulmin e karrierës së tij nuk dha atë që pritej për skuadrën. Pas 4 vitesh kur të jetë 30 vjeç nuk dihet nëse do ta grumbullojnë në kombëtare.

Tv Klan