Qyteti që anuloi festivalin e filmit ende në masa forta kundër Covid

Duhet të kishte shtruar tapetin e kuq për të pritur emrat e mëdhenj të kinematografisë botërore, por në vend të festivalit të filmit të anuluar për shkak të pandemisë, riviera e kanës është shndërruar në një kinema të madhe publike për vendasit.

Tashmë e njohur si metode parandaluese e virusit, të gjithë film dashësit u mblodhën me makina në bregdet, duke shijuar kryeveprën e viteve ’80 të Steven Spielberg, “Jashtëtokësorët”.

“Në kohën kur kinematë janë të mbyllura, kjo ide është fantastike dhe ne po e shfrytëzojmë në maksimum këtë moment”, thotë kjo shikuese, teksa Kryetari i Bashkisë së Kanës tha se ishte mënyra e qytetit për t’i bërë homazhe festivalit dhe kinemasë dhe për të treguar se sa shumë “na mungojnë filmat”.

Aktualisht në Francë janë të mbyllura restorantet, baret, teatrot dhe kinematë, teksa Festivali i Filmit ishte planifikuar të zhvillohej nga datat 12 deri në 23 Maj.

Tv Klan