Aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln” prej ditësh po stërvitet në ujërat e detit Adriatik. Ajo është vizituar nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila u shpreh se kjo vizitë ishte një konfirmim i marrëdhënieve të vendit tonë me partnerin strategjik, Shtetet e Bashkuara në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë.

Aeroplanmbajtësja “Abraham Lincoln” është një nga 10 prej tyre që ka SHBA. Ajo konsiderohet si anija ushtarake me e madhe dhe më e fuqishme në botë dhe ndodhet Adriatik për një stërvitje të planifikuar.

Tv Klan