Brooklyn Nets blindon kreun



Brooklyn Nets blindon kreun

23:34 02/04/2021

Philadelphia rikthehet te fitorja, triumfon dhe Miami Heat

Brooklyn Nets ka konsoliduar pozitat e saj në krye të Konferencës së Lindjes. Nets mposhtën 111-89 Charlotte Hornets, duke regjistruar kështu fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Gjashtë lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Shënuesi më i mirë ishte Green me 21 pikë, ndërkohë që mungesa e Harden dhe Durant nuk u ndje.

Rikthehet te fitorja Philadelphia, që mundi 114-94 Cleveland Cavaliers, duke qëndruar në vendin e dytë në Lindje. Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku shkëlqeu Milton me 27 pikë.

Fitore mori dhe ekipi i Miami Heat, që mposhti 116-109 Golden State, ku tre lojtarë të Heat realizuan mbi 20 pikë, ndërsa Denver Nuggets triumfoi 101-94 në fushën e Los Angeles Clippers, me Murray më të mirin në parket me 23 pikë.

Pas dy kohëve shtesë fiton skuadra e Atlanta Hawks, që mundi 134-129 San Antonio Spurs, në një takim me shumë rivalitet dhe emocione.

Capela, Bogdanovic dhe Young realizuan nga 28 pikë secili për Atlantan, duke i bërë të pavlefshme 36 pikë e De Rozan. Pas kohës shtesë fiton edhe Orlando Magic, që mundi 115-110 New Orleans Pelicans.

Klan News







Të ngjashme