BSH: Institucionet të marrin masa pas grabitjes në aeroport – TV KLAN

BSH: Institucionet të marrin masa pas grabitjes në aeroport

“Jemi të shqetësuar, përsëritja sjell ndikim në ekonomi”

Banka e Shqipërisë thotë se bankat kanë zbatuar rregulloren e sigurisë gjatë kohës së transportit të parave që u grabitën dy javë më parë në Aeroportin e Tiranës. I pyetur për ndikimin që ka pasur grabitja në sistemin bankar, guvernatori Gent Sejko tha se bankat janë të mirëkapitalizuara, por nëse ngjarjet përsëriten, krijojnë kosto për sektorin bankar dhe ekonominë vendase. Ai kërkoi që institucionet të marrin masa për të parandaluar ngjarje të tjera.

“Ajo që na shqetëson më shumë ne si BSH është përsëritja e këtyre ngjarjeve, ndikimi negativ në imazh, ndikimi negativ psikologjik dhe sigurisht nëse ngjarje të tilla do të përsëriteshin shumë shpesh dhe ndikimi financiar do të bëhej shumë problematik dhe do të kishte një kosto, jo vetëm për sistemin bankare, por për të gjithë ekonominë shqiptare.”

Guvernatori ishte në Komisionin e Ekonomisë, ku tha se Banka Qendrore ka nisur projektin për të bërë klerimin e vlerave monetare në Euro, për transfertat mes bankave brenda Shqipërisë, kjo do të ulë koston e shërbimeve bankare dhe po ashtu sasinë e parave që dërgohen jashtë.

Në raportin vjetor, Banka e Shqipërisë vlerësoi se sektori bankar gjatë kësaj periudhe kanë qenë likuid dhe kreditimi ka pasur një rritje të lehtë, ndonëse jo në krahun e biznesit. Banka Qendrore pret që në 3 vitet e ardhshme ekonomia të ngadalësojë ritmin e rritjes nga 4 në 3.8%, për shkak të situatës globale, rënies së prodhimit të energjisë dhe vazhdimit të krizës politike.

Tv Klan

Kategori
EkonomiLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione