Bugatti zbulon makinën më të shtrenjtë në botë

Bugatti zbulon makinën më të shtrenjtë në botë

19:14 06/03/2019

Prodhuesi francez i supermakinave Bugatti ka zbuluar makinën e re më të shtrenjtë në botë, e cila iu shit një blerësi anonim për të paktën 9.5 milionë paund.

Çmimi i saktë nuk është bërë publik, por sipas asaj që shkruan BBC, mendohet se e tejkalon atë të makinës paraardhëse, Rolls-Royce Sweptail, që u shit për rreth 8-9 milionë paund.

Me një motor rreth 20 herë më të fuqishëm se ai i Ford Fiesta, makina u ndërtua për të festuar 110 përvjetorin e Bugattit.

BBC shkruan se blerësi besohet se është nipi i themeluesit të Porsche, Ferdinand Piech. Ky i fundit është ish-shefi ekzekutiv i Volkswagen, që ka në pronësi Bugattin.

Megjithatë, vetë Bugatti tha se blerësi ishte një entuziast i markës. Presidenti i kompanisë, Stephan Winkelmann tha se “La Voiture Noire” (Makina e zezë), ishte një kombinim i teknologjisë së jashtëzakonshme, estetikës dhe luksit ekstrem.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT