Bulqizë- Një person është plagosur me armë zjarri, pasditen e së premtes. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Ura e Çereneçit.

Sipas policisë Blerim Skara, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri Mirdash Osmanin. I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Autori i dyshuar i plagosjes është larguar dhe shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e tij.

/tvklan.al