Burg për vrasësin e motrës në Shkodër




Burg për vrasësin e motrës në Shkodër

13:43 08/06/2021

Fabjan Vukaj braktiset nga të afërmit

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Fabjan Vukajn, i cili të premten vrau me armë zjarri motrën e tij, Diana Vukaj.

Prokurori Ermir Lelçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa avokati mbrojtës Bruno Pepa i caktuar kryesisht në këtë çështje e la në dore të gjykatës vlefshmërinë e ndalimit dhe masën e sigurisë të të pandehurin.

Në seancën e mbajtur me dyer te mbyllura, 55-vjeçari i cili ishte braktisur nga gjithë të afërmit, nuk ka folur asnjë fjalë.

Një ditë pas kthimit të saj nga Gjermania, viktima kishte humbur kontaktet me miqtë e saj të cilët bënë edhe denoncimin në polici.

Pas marrjes së denoncimit, policia ka mbërritur në banesën pranë shkollës “Ndoc Mazi” dhe ka gjetur të vdekur Diana Vukajn, ndërsa kanë bërë arrestimin e vëllait të saj si autor të dyshuar.

Shkak për krimin makabër dyshohet të jetë bërë një shumë parash, pasi 58-vjeçarja kishte porositur mobilje për shtëpinë e pushimit që kishte në Velipojë, ndërsa i vëllai i kërkonte motrës që paratë t’ia jepte atij. Pas kësaj ai ka qëlluar mbi Diana Vukajn me armë me silenciator.

Tv Klan





Të ngjashme