Burri: Ajo më tha nëse ti tregon për martesën tonë…


Burri: Ajo më tha nëse ti tregon për martesën tonë…

21:05 26/07/2020

Rubrika “Shihemi në gjyq”, ne Tv Klan solli ditën e sotme historinë aspak të thjeshtë të Avniut. Ai tregoi se në Shtator të vitit 2019 u njoh përmes Facebook-ut me një grua, e cila ishte e divorcuar dhe kishte 5 fëmijë.

Ajetja ishte nga Kosova, por banonte në Amerikë. Avniu tregon se pamja e saj e tërhoqi së tepërmi, por ajo nuk ishte aspak e sinqertë.

Pavarësisht kësaj Avniu pranoi të vazhdonte bisedën me të dhe ajo i premtoi se do ta takonte kur të vinte në Kosovë.

Takimi u bë me insistimin e vazhdueshëm të Avniut dhe pas takimit të tyre të parë Avniu e mori në Durrës ku e prezantoi me familjen e tij. Pas disa ditësh vendosën të martohen, por gjërat nuk shkuan ashtu si ai do dëshironte.

Ajetja shkon në Kosovë me arsyen se kishte disa punë, i mbyll telefonin dhe pas disa ditësh Avniu merr vesh se ishte kthyer në Amerikë.

Avniu: E kam respektuar jashtëzakonisht zonja Eni. Ajo lloj lloj fjalësh ndaj meje, unë vetëm dashuri ndaj asaj.

Eni Çobani: Ti e doje?

Avniu: Jashtëzakonisht se dhe me pamjen e asaj, ndoshta ajo kishte të bënte që unë u dashurova shumë.

Eni Çobani: Pra ti i ke plotësuar gjithçka zonjës?

Avniu: Gjithçka! Më tha pastaj dua të iki në Kosovë. I kam thënë rri ca ditë.  Jo tha se kam punë të tjera.

Eni Çobani: Kur e mori këtë vendim, pra në ç’moment vendosi që të kthehej në Kosovë?

Avniu: Të nesërmen!

Eni Çobani: Të nesërmen e martesës?

Avniu: Po!

Eni Çobani: Pra ju nuk arritët ta konsumoni të themi martesën?

Avniu: Po!

Eni Çobani: Ku qëndruar të martuar? Tek prindërit tuaj apo morët një banesë?

Avniu: Jo tek prindërit e mi, tek motra ime, tek njerëzit e mi!

Eni Çobani: Pastaj çfarë vendosi?

Avniu: Unë e përcolla se tha do shkoj. Më tha ti nuk ke për të ardhur me mua, se shkoj vetëm. Unë i thashë do të çoj atje ku të kam marrë, pastaj unë kthehem. E kam përcjellë me zor. Shkuam në hotel, ndjenjëm një natë aty!

Eni Çobani: Në Gjilan?

Avniu: Po në Gjilan tek hoteli që e njihte kjo. Në mes të natës e merr nje person në telefon!

Eni Çobani: Mashkull?

Avniu: Po! I thashë hape telefonin nuk ka problem. Tha nuk të intereson ty me kë flas unë dhe çfarë bëj unë. E fiku telefonin dhe tha ti nesër të çohesh herët të ikësh për në Shqipëri, se të ikën autobuzi. I thashë ti mos u merr me mua, se unë rri dhe jashtë nëse ti nuk më do këtu. Qoftë edhe se nuk kam lekë për hotel, unë do rri jashtë, por prapë do të takoj.

Eni Çobani: Cili është dyshimi yt për këtë marrëdhënie?

Avniu: Ajo më ka thënë se nëse ti tregon martesën tonë, lidhjen tonë…

Eni Çobani: Pra ajo nuk donte ta bënte publikun marrëdhënien me ty?

Avniu: Aspak!

Eni Çobani: Ju thoni që u martuat apo jo, martesë fetare?

Avniu: Po me zemër, me shpirt ishim martuar ne. Ajo duhet të pranonte gjithçka, përderisa unë e kam pranuar.

Eni Çobani: Pastaj çfarë ndodhi?

Avniu: Të nesërmen ika për në Shqipëri, 3-4 ditë më ka bllokuar telefonin.  Kam shkuar dhe njëherë, meqë do ikte në datë 5 Shkurt në Amerikë thashë të shkoj ta takoj.

Eni Çobani: Ti prapë e doje?

Avniu: Po jashtëzakonisht, unë lekët borxh duke shkuar tek ajo. Kam shkuar në Gjilan, orë e minutë mesazhe pa fund. I lexonte nuk më thoshte as se të pres, as se mos u nis. Asgjë. Më la gjithë natën jashtë në Gjilan,nuk ma ka hapur telefonin. Unë u ktheva dhe kam marrë vesh që ajo ka ikur në Amerikë, pastaj ka njoftuar njerëzit e mi, nipin tim që do mendohem njëherë./tvklan.al




Të ngjashme