E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Marisa Dosti 39 vjeç, nga qyteti i Beratit. Kur ishte 25 vjeçe e martuan me mblesëri. Martesa e saj nuk ka ecur aspak mirë.

Që në fillimet e tyre kishin probleme, ai e dhunonte psikologjikisht dhe fizikisht, ishte shumë xheloz dhe nuk punonte, sapo fillonte një punë, e linte, nuk ishte i përgjegjshëm. Në fillim të martesës jetonin bashkë prindërit e tij dhe pas 7 muajsh kaluan më vete. Sollën në jetë dy fëmijë, përkatësisht një vajzë 15 vjeçe dhe një djalë 13 vjeç. Por situata sa vinte dhe rëndohej, dhuna shtohej dhe madje Marisa ka marrë dhe urdhër mbrojtjeje.

Marisa: Jetoja me mamin dhe vëllain dhe me kunatën. Normale që çdo kunatë nuk e do një kunatë brenda dhe ajo këmbëngulte gjithmonë që ta martojmë, ta martojmë. Pashë që aty po stresonte vëllain, mamanë, stresonte motrat, mirëpo në atë vend që ishim neve nuk kishte vend pune. Nuk zgjati shumë harmonia me nusen e vëllait, se vëllai më donte ne thellësinë e zemrës, nuk më donte absolutisht. Problemet më filluan që në vajzëri me nusen e vëllait.

Marisa tregon se më pas u martua në fshat me një burrë 4 vite më të madh se veten që merrej me punë fshati dhe gjatë gjithë martesës, iu nxi jeta.

Marisa: Ai ngrihej në mëngjes, ikte në Çorovodë, vjehrra më thoshte ku e çove burrin, çfarë pune i dhe. Këtu filluan kontradiktat mes vjehrres, vjehrrit, burrit.

Mirela Milori: Çfarë bënte ai në Çorovodë?

Marisa: Vinte kot sepse nuk i pëlqente të punonte në bujqësi. Vjehrri i thoshte do shkosh me bagëti, nuk shkonte, do bësh dru apo do mbledhësh rrushin, nuk mblidhej fare. Kur vinte në shtëpi sherr e shamatë me të ëmën dhe përplasej me mua. Çfarë kishte në dorë i hidhte mbi mua. Ka pasur shumë raste që kam fjetur dhe përjashta, ishte shumë i dhunshëm.

Marisa ka treguar një rast kur ish-bashkëshorti i saj ishte duke debatuar me të ëmën dhe nga nervat e gjuan me një send tek balli duke e çarë dhe e mbuluar me gjak. Ajo ra pa ndjenja dhe askush nuk mori mundimin ta çonte në spital. Kishte shumë dhimbje dhe nuk dilte dot jashtë sepse nuk shikonte dot dritë, madje nuk duronte dot as dritën në shtëpi.

Pas disa ditësh ajo ka folur me vëllain në telefon dhe ai u merakos kur dëgjoi zërin e saj të mërzitur. Ajo i tregoi çdo gjë që kishte ndodhur dhe e çon tek doktori për t’ja qepur plagën që i kishte marrë shumë infeksion. Kur e pa gjendjen e gruas doktori u habit se si ekziston një njeri i tillë që të bëjë një gjest kaq të shëmtuar. Kur e mori vesh se më kë ishte martuar Marisa, ai heshti dhe nuk foli më sepse e njihte shumë mirë se çfarë personi ishte ish-bashkëshorti i saj. /tvklan.al