Të rinjtë shqiptarë që do të studiojnë në Kosovë dhe anasjelltas do të mund të përfitojnë bursë në vlerën e 1 mijë Eurove për vit akademik.

Marrëveshja e nënshkruar mes dy qeverive është botuar tashmë në fletoren zyrtare dhe pritet të nisë aplikimin në vitin e ardhshëm akademik. Numri maksimal i bursave që do të ofrohen nga secila palë është 30 bursa në vit.

Një nismë e tillë synon të lehtësojë barrën financiare për studentët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë.

“Palët do të inkurajojnë lëvizshmërinë e studentëve në të dyja vendet. Palët ngrenë grupe AD-HOC për të Shqyrtuar kriteret dhe procedurat për alokimin e bursave.”

Viteve të fundit shifrat zyrtare tregojnë se numri i të rinjve që vijnë për studime nga Kosova në Shqipëri ka tendencë rënëse. Në harkun kohor të 5 viteve, ka një pakësim me gati 60%.

Një tjetër pikë e rëndësishme pjesë e marrëveshjes mes dy vendeve është edhe lehtësimi i procedurave për njohjen reciproke të certifikatave, diplomave, titujve dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet arsimore të të dyja palëve.

Tv Klan