Te Shpresat e Shqipërisë ka lojtarë të cilët i kanë cilësitë për të shkuar edhe në Kombëtaren e madhe në të ardhmen. Trajneri Alban Bushi nuk ngurron të përmende disa prej tyre.

Alban Bushi (Trajner i Kombëtares Shpresa)

Mendoj se Ndoj, Durmishaj, Laçi, Ramadani apo Bare, të cilët kam besim se mund të luajnë për Kombëtaren A.

Nga Shpresa te Kombëtarja e madhe kalojnë vazhdimisht futbollistë që rinojnë grupin. Shqipëria U21 po merr pjesë në kualifikueset e Europianit ku në dy takimet e fundit jashtë fushe mori 3 pikë. Kombëtraja Shpresa humbi në fund me Irlandën e Veriut dhe fitoi me përmbysje me Islandën. Këta kundërshtarë do të vijnë në Elbasan po këtë vit.

Alban Bushi (Trajner i Kombëtares Shpresa)

Ndaj Islandës dhe Irlandës së Veriut janë ndeshje vendimtare për të na treguar nëse do të kapim vendin e dytë ose jo. Kërkojmë mbështetjen e publikut për t’ia dalë mbanë.

Vendi i dytë në grup të kualifikon në play off. Shqipëria U21 pas 3 ndeshjeve ka 4 pikë.

Tv Klan