Edhe pse viti 2018-të pritet që të ketë prodhim të ulët të energjisë elektrike, qeveria ka vendosur që të mos japë më hua nga buxheti për blerjen e saj. Në projektligjin për buxhetin, Ministria e Financave parashikon 0 fonde për këtë zë, por po ashtu ka shuar edhe të ardhurat që pret nga detyrimet që kompanitë e sektorit kanë në vite ndaj arkës së shtetit.

Gjatë këtij viti qeveria akordoi 60 milion dollarë për blerjen e saj, ku 45 ishin garanci buxhetore për borxhin dhe 15 milion nga detyrimet e prapambetura.

Por pavarësisht situatës së vështirë energjitike dhe importeve të kryera në 5 muajt e fundit, kompania e shpërndarjes ka arritur që të sigurojë 25milion dollarë më shumë se një vit më parë nga faturat e energjisë elektrike. Në total për 9 muaj OSHEE ka arkëtuar 482 milion dollarë, ndërsa niveli i humbjeve ka arritur në 26.8%.

Kompania nuk do të kërkojë rritje të çmimit të energjisë, por pas aplikimeve, në fund të dhjetorit Enti Rregullator i Energjisë do të vendosë nëse do të ketë apo jo ulje të çmimit për konsumatorët fundorë.

Tv Klan