Fenomeni i pazakontë pas tërmetit

Tërmeti i fuqishëm i së martës ka çarë tokën në një gjatësi rreth 1 kilometër në fshatin Jubë të Shijakut. Banorët e zonës janë shprehur të habitur me atë që ka ndodhur në tokat e tyre dhe nga fenomeni i pazakontë.

Pamjet më lart kanë mbërritur në redaksinë e lajmeve të Televizionit Klan. Sipas ekspertëve çarje të tilla të tokës janë normale në tërmete të fuqishme si ai 26 Nëntorit.

Tv Klan