Departamenti i Shtetit ka mohuar lajmet se Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është shkarkuar nga detyra.

Sipas Ushingtonit zyrtar, Escobar do të marrë një pozicion të ri në javët në vijim. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit tha se të gjithë diplomatët e karrierës jashtë vendit ndërrohen çdo një deri në katër vjet, që është një praktikë e rregullt e diplomacisë amerikane.

Sipas saj, Escobar ka qenë në pozicionin e tij aktual për tre vjet ndaj tani është planifikuar që ai të kalojë në detyrën e tij të radhës në javët në vijim. Deri atëherë, ai mbetet në pozitën e tij si Zv/Ndihmës Sekretar në Zyrën për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe i Dërguar Special për Çështjet e Ballkanit Perëndimor.

Klan News