Dj i njohur Calvin Harris përmes një postimi në Twitter kujtoi një eksperiencë aspak të mirë, që i ka ndodhur në vitin 2014.

Ai shkroi se pikërisht në atë vit, zemra iu ndal dhe pësoi vdekje klinike.

Viti interesant për mua 2014. Filloi duke u pozicionuar në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe përfundoi me zemrën time, që po përpiqeshin ta rikthenin sërish në jetë në emergjencë”.

Atë vit, Calvin u detyrua të tërhiqej nga koncertet kryesore, duke përfshirë një shfaqje në MTV European Music Awards, për shkak të problemeve të tij shëndetësore.

Më vona Dj i njohur zbuloi se ishte diagnostikuar me një aritmi, që konsistonte në rrahje të parregullta të zemrës.

Për hir të shëndetit të tij, u detyrua të ndryshojë edhe stilin e jetesës. Pas 4 vitesh betejë, Calvin shkroi se të mos pish alkool e bën jetën më pak argëtuese, por kjo e ndihmoi atë që të linte pas problemet me zemrën./tvklan.al