Arian Çani e pyeti Kryeministrin edhe për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Drejtuesi i “Zonë e Lirë” e pyeti Ramën nëse ishte e vërtetë që ishte shprehur se përderisa nuk hiqte dot nga qeveria Xhafajn nuk kishte përse ta ndryshonte atë.

Kryeministri u përgjigj se këto janë thashetheme dhe se nuk ka asgjë të vërtetë.

Arian Çani: Është e vërtetë që i ke thënë ca njerëzve që përderisa nuk heq dot Fatmir Xhafajn nuk kam përse ndryshoj qeverinë?

Edi Rama: Ç’janë këto muhabete?

Arian Çani: Më shiko në sy…

Edi Rama: Nuk është e vërtetë.

Arian Çani: Unë të njoh mirë ty, ku pyet ti për njeri. Ç’të ka gjetur me Fatmirin.

Edi Rama: Atëherë përse më pyet? Asnjë të vërtetë nuk ka këtu. Besoje këtë gjë. Të gjithë e kanë të qartë që duhet të bëjnë punën e tyre dhe që unë duhet ta kontrolloj atë. Ti merresh me thashetheme, nuk shpif.

Arian Çani: I bukur është thashethemi është qetësim i trurit. Ti vdes për thashetheme.

/tvklan.al