Në një performancë spektakolare në “X-Factor”, Capital T dhe Alis bënë magji në skenë duke performuar së bashku këngën klasike “Young Forever” të Jay Z. Performanca e tyre u shndërrua në një spektakël të vërtetë, duke dhuruar emocion dhe energji për gjithë publikun. Me skenografinë plot drita dhe zërat e fuqishëm, ata arritën të ndriçonin skenën me një interpretim të mrekullueshëm.

Kënga “Young Forever” e Jay Z është një nga këngët më ikonike të muzikës botërore, dhe Capital T dhe Alis ia dolën ta sjellnin me sukses në skenën e “X-Factor Albania”. Reagimet nga publiku dhe juria nuk mund të ishin më të ngrohta.

Me një stil unik dhe muzikë fymëzuese, Capital T është padyshim ndër emrat më në zë të muzikës shqiptare./tvklan.al