Padyshim që viti që po lëmë pas ka qenë mjaft i suksesshëm për reperin e njohur, Capital T. Ai ka realizuar produksione muzikore, ka sjellë bashkëpunime që janë kthyer në hite dhe kanë rrëmbyer zemrat e fansave.

Kënga e tij më e fundit “Akull”, u largua pas publikimit nga YouTube, por reperi arriti ta rikthente sërish dhe deri tani ka marrë rreth 1.9 milion klikime .

Së fundmi, ai përmes rrjetit të tij social Instagram ka njoftuar se është në përgatitje të albumit të katërt, i cili do publikohet vitin që vjen.

Bashkëngjitur fotos së publikuar, ai shkruan “Shumë ndryshe”duke rritur edhe më shumë kuriozitetin e fansave për vitin 2020./tvklan.al