Sulmuesi uruguajan Edinson Cavani pritet që t’i bashkohet skuadrës së Manchester United.

Sipas ESPN, është arritur marrëveshja mes tij dhe gjigandit të Premier League, për një kontratë 2-vjeçare.

Pritet që Cavani të udhëtojë drejt Manchester për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe mendohet që ditën e nesërme të njoftohet zyrtarisht arritja e marrëveshjes mes palëve.

33-vjeçari u largua këtë vetë nga PSG pas 7 vitesh. Cavani është konsideruar si një nga sulmuesit më të mirë në botë gjatë dekadës së fundit.

Trajneri i “djajve të kuq”, Gunnar Solskjaer synon forcimin e repartit të sulmit të Manchester United, dhe mendohet që me ardhjen e Cavanit ky objektiv të përmbushet. /tvklan.al