Agron Dalipaj, gjuhëtar dhe studiues, thotë se De Rada është censuruar nga institucionet, pasi botimi i kolanës së veprave të plota të tij nuk gjendet në asnjë librari. Emisioni “Stop” në Tv Klan u ndal në Bibliotekën Kombëtare ku punonjësja thotë se ka vetëm një kolanë të vitit 2014 dhe një studim të De Radës, i përkthyer në vitin 2020.

“Stop” shkoi edhe në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë, ku na u vunë në dispozion pjesa e parë e veprave letrare të De Radës nga kolana e Ministrisë së Kulturës. Në Akademinë e Shkencave pranë Bibliotekës u tha se botimi është bërë mes Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë e Kosovës dhe është dhuruar./tvklan.al