Çerekfinalistët e Kupës së Italisë

Çerekfinalistët e Kupës së Italisë

12:40 16/01/2020

Kualifikohen Milan, Juventus dhe Fiorentina

Milan, Juventus dhe Fiorentina janë çerekfinalistët e tjerë të Kupës së Italisë. Milan fitoi 3-0 me Spal dhe rivali i radhës është Torino. Berisha edhe pse bëri disa ndërhyrje nuk arriti të shmangë eliminimin.

Lojtarët e zotëruan sfidën prej minutave të para. Piatek, Castillejo dhe Hernandez ishin shënuesit, ndërsa Ibrahimoviç qëndroi pushim.

Juventus shkoi më tej, pasi mundi me rezultatin 4-0 Udinese. Dybala ishte protagonisti i mbrëmjes me 2 gola të realizuar dhe një asist. Cristiano Ronaldo qëndroi pushim për shkak problemeve shëndetësore.

Juve duhet të presë të kualifikuarin e takimit Roma-Parma. Fiorentina kaloi në fazën çerekfinale me suksesin 2-1 me Atalanta e Gjimshitit. Kundërshtari është Inter në çerekfinale.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi