Ndërtimi i urave lidhëse në përmirësimin jetës së shtresave të ndryshme sociale përmes futbollit është strategjia më e re e Federatës së Futbollit në stadiumin Air Albania.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar, Armand Duka, në paraqitjen e kësaj strategjie nënvizoi se nëpërmjet fuqisë që ka loja e futbollit, FSHF do të tentojë të bashkëpunojë me të gjithë për të realizuar objektivat konkrete të kësaj strategjie.

“Nuk jam i sigurt nëse do të fitojmë me Italinë apo nëse do të kalojmë grupin në Europian, por jam më shume i sigurt që do të realizojmë dhe do të tejkalojmë çdo objektiv që i kemi vënë vetes dhe do të ndikojmë fuqishëm për të bashkuar të gjithë faktorët në përmirësimin e jetës përmes futbollit”.

Kjo strategji ka 10 objektiva kryesore për t’u realizuar në një afat deri në vitin 2030.

Tv Klan