Genc Pollo ishte i vetmi politikan i thirrur nga Gjykata që ka dëshmuar sot për procesin Hajdari. Berisha, Minarolli dhe Imami nuk u paraqitën dhe sot. Ish nënkryetari i Partisë Demokratike ka sqaruar para trupit gjykues, prokurorëve dhe të pandehurve, momentet e para së vrasjes së Azem Hajdarit brenda godinës së partisë. Pollo tha se vetëm pak minuta para të shtënave u takua dhe me Sali Lushën për një problem të një makine të vjedhur, por ai nuk me tha asgjë rreth takimit të shpejtë me Azem Hajdarin në korridor.

Ndërsa rreth deklaratës së bërë nga PD direkt pas atentatit ku kryetari Berisha lexoi dhe emrat e autorëve, Pollo tha se gjithçka e ka dëgjuar dhe mësuar vetëm kur u lexua para gazetarëve se në prani të tij në zyrën e Berishës nuk ka parë asnjë njeri tjetër që t’a ketë informuar atë rreth ngjarjes. Ndoshta tha ai mund të jetë informuar në mungesën time.

Fatmir Metën u shpreh Pollo e kam parë të hyrë disa ditë më vonë në seli, por pa dhënë shpjegim dhe hollësi të mëtejshme. Më pas Pollon e kanë pyetur dhe të pandehurit, kryesisht Ismet Haxhia. Këtu ka përfunduar dëshmia rreth 90 minutëshe e Pollos ku gjyqtari Micko u bëri thirrje politikanëve të tjerë të paraqiten në seancë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj