Kujdesi për flokët është shumë i rëndësishëm sidomos në stinën e verës.  E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan këtë pasditë ishte dermatologia e njohur, Eva Jorgaqi.

Për flokë të shëndetshëm dhe të bukur, Jorgaqi tha se është e rëndësishme marrja e vitaminave përkatëse përmes ushqimeve ose suplementeve të ndryshme.

Ajo u shpreh se shampot me keratinë që gjenden në treg ndihmojnë në forcimin e flokut, duke e bërë atë më rezistent.

Eva Jorgaqi: Një grua duhet të marrë vitaminat përkatëse, vitamina D, hekur, kalcium, duhet të marrë vitaminën C.

Rudina Magjistari: Mjaftojnë ushqimet që konsumojmë çdo ditë për t’i marrë këto sasi?

Eva Jorgaqi: Jo gjithmonë ushqimet, ose metabolizmi i gjithësecilit i plotëson këto nevoja. Shpeshherë këto monitorohen dhe në bazë të monitorimeve dhe të rezultateve të ekzaminimeve, ne bëjmë dhe ato shtesat ose sugjerimet dhe referimet. Kështu që duhet një konsultë me mjekun për t’i sugjeruar mjekimet përkatëse. Duhet të marrë sumplemente ekstra nëse këto i mungojnë në analizat e saj, mund t’i marrë nëpërmjet ushqimit dhe mund t’i marrë nëpërmjet maskave, vajrave që janë të pasuruar me këto mikroelementë dhe që ndikojnë pozitivisht në forcimin e flokut. Në treg gjen shumë shampo me keratinë, që menjëherë pas larjes së flokëve sjell një ndryshim shumë të mirë, pozitiv. Floku bëhet më i fortë, më rezistent ndaj trajtimeve kozmetike dhe vetë floku merr konsistencën.

Rudina Magjistari: Fija e flokut ushqehet më mirë nga produktet që ne mund të përdorim, shampo, maska të ndryshme, apo nga ushqimi që marrim?

Eva Jorgaqi: Kjo varet sepse nëse ke mungesa mikroelementësh kjo duhet ndihmuar me kapsula, ndërsa nëse problemet janë thjesht për një mirëqënie më të mirë, shkëlqim dhe flokë të shëndetshëm, atëherë vetëm me gjëra lokale mund të riparohet ose të rregullohet ky problem.

Rudina Magjistari: Nëse dikush shkon në farmaci dhe dëshiron të blejë suplemente çfarë duhet të kërkojë?

Eva Jorgaqi: Duhet të kërkojë integratorë. Janë të gatshëm për trajtimin e lëkurës, flokëve dhe thonjve. Janë integratorë të rregulluar me vitamina dhe mikroelementë që metabolohen dhe ndikojnë për përmirësimin e flokëve dhe thonjve./tvklan.al