Çfarë e bën të veçantë muzikën franceze (Video)

Çfarë e bën të veçantë muzikën franceze (Video)

20:25 29/06/2019

Muzika franceze ka me të vërtetë prekjen e vet të veçantë. Muzika ambientale, vokalet gjysmë të përshpëritura, vija melodike më tepër e folur se sa e kënduar janë steriotipet se si ne të huajt e dallojmë muzikën franceze nga të tjerat. Por çfarë mendojnë francezët se e bën të veçantë muzikën e tyre.

Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan kitaristi i koncertit “French Touch” të Carla Brunit që u mbajt në Butrint, Taoik Farah tha se fjalët janë ato që e bëjnë të veçantë muzikën franceze.

“Karakteristikë e muzikës franceze janë fjalët. Fjalët janë gjithmonë të bukura. Ka një tingull të këndshëm, shumë intim. Kur luajmë ndihemi shumë pranë njëri-tjetrit. Ajo këndon shumë butë dhe ne gjithashtu luajmë butësisht”, tha Farah.

Carla Bruni zgjodhi të prezantohej për herë të parë përpara publikut shqiptar në Amfiteatrin e Butrintit, një prej siteve më të lashta historike në Gadishullin e Ballkanit që besohet të jetë ndërtuar në Shekullin e IV ose të III para Krishtit.

Përpara se të bëhej Zonja e Parë e Francës në vitin 2008 Carla Bruni ka qenë supermodelja italiane, e natyralizuar franceze dhe që u shndërrua në një kantautore. Të shkruarit muzikë ka qenë ndër pasionet e hershme të saj./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT