Zgjedhja për të fjetur pa jastëk mund të duket e pakëndshme në fillim, por shëndeti juaj mund të përfitojë në shumë mënyra. Nuk është vetëm dhimbja juaj e shpinës që mund të zhduket. Në fakt, ju mund të zgjoheni më të freskët. Më poshtë janë listuar disa nga përfitimet e fjetjes pa jastëk.

1. Mund të zvogëlojë rrudhat.

Nuk është vetëm mungesa e gjumit që mund të ju bëjë të dukeni më të moshuar, siç rezulton edhe jastëku juaj mund t’ju plakë. Shumica e jastëkëve janë bërë nga pambuku dhe megjithëse mund të jetë i rehatshëm, ky material shkakton fërkime kundër lëkurës tuaj, duke çuar në thatësi. Lëkura e thatë është më e prirur ndaj vijave të imëta dhe thatësia i bën të gjitha rrudhat ekzistuese më të dukshme. Fjetja pa jastëk do t’i sjellë dobi lëkurës tuaj në planin afatgjatë.

2. Lëkura juaj do të duket më e lëmuar.

Trupi juaj duhet të jetë i hidratuar që të ndihet më së miri, po kështu edhe lëkura juaj. Jastëkët prej pambuku e dëmtojnë lëkurën tuaj nga lagështia dhe vajrat thelbësorë që i duhen për të qëndruar sa më rinore. Mungesa e tyre e bën lëkurën më pak të shëndetshme me kalimin e kohës.

3. Mund të parandalojë acarimin e lëkurës.

Nëse keni një lëkurë të ndjeshme, të prirur për puçrra, fjetja me një jastëk pambuku mund të mos jetë zgjedhja më e mirë. Pambuku është shumë i ashpër në lëkurë dhe fërkimi mund të irritojë lëkurën delikate, duke përkeqësuar kushtet ekzistuese të saj. Jastëku bëhet një terren i lehtë për bakteret kështu fytyra jote mund të përballet më probleme të shumta.

4. Do të ndihmojë lëkurën tuaj të rikuperohet më shpejt.

Kur jeni duke fjetur, i gjithë trupi juaj kalon në modalitetin e rikuperimit dhe është koha që lëkura të riparohet vetë. Jastëku juaj grumbullon vajra dhe mbetje grimi nga fytyra juaj natë pas nate dhe fjetja mbi të mund ta shndërrojë gjumin në një makth.

5. Mund të ndriçojë lëkurën tuaj.

Fjetja në një jastëk tepër të butë mund të zvogëlojë rrjedhjen e gjakut në kokë. Kjo mund të rezultojë në dhimbje qafe, dhimbje koke dhe mund të bëjë që lëkura juaj të duket e thatë dhe e shurdhër. Qarkullimi i dobët i gjakut mund të çojë në probleme të ndryshme të lëkurës, duke përfshirë ndryshimin e ngjyrës, skuqjet dhe ndjeshmërinë e lëkurës. /tvklan.al