Çfarë na pengon të jemi në kohë?

Posta

Çfarë na pengon të jemi në kohë?

18:58 18/10/2019

A jemi të përpiktë apo na ndodh të vonohemi shpesh? Po të tjerët a na lënë të presim dhe si duhet të sillemi? Jemi gjithnjë në kohë, apo na ndodh që të vonohemi? Marrëdhënia që çdo person ka me kohën është e ndryshme dhe vështirë të gjendet një ekuilibër. Por, të gjithë biem dakord se duhet të jemi korrekt.

Për arsye të ndryshme, si mosllogaritja e kohës, vonesat në trafik apo autobus, incidente të ndryshme bëjnë që shumë persona të jenë me vonesë në punë, takime apo mbledhje.

Ndërsa të tjerë ia dalin të jenë gjithmonë korrekt. Cili është sekreti i të qenit gjithmonë në kohë? Për të folur për këtë temë në emisionin “Rudina” ishin të ftuar, ambientalisti Sazan Guri, psikologia Valbona Treska dhe sipërmarrësja Dorina Mema.

Faktorë të ndryshëm, vende të ndryshme dhe vetë organizmi i një shteti mund të përcaktojnë nëse ne, në përditshmërinë tonë jemi apo jo korrektë me orarin.

Besoj se është edhe modeli që ti ke marrë nga familja, çfarë modeli ke marrë ti nga familja, sa korrekte ka qenë familja jote me ty, sa korrekte ka qenë familja jote bazë në mënyrën si ka funksionuar. Flas gjithmonë për oraret dhe jo vetëm. Ka dhe një model të ardhur nga kjo, që na ndihmon ta nxjerrim në pah pastaj këtë pjesën e korrektësisë. Ndikon shumë edhe mënyra si funksionon dita jote”,shprehet psikologia Valbona Treska.

Por sipas Dorina Memës, familja nuk është faktor që ndikon në korrektësinë.

Të paktën për korrektësinë e orarit nuk besoj se ka lidhje edukata familjare, ka lidhje vetëm ngarkesa që njeriu merr për të përballuar gjatë ditës dhe mirësia e njeriut për të mos dashur që të mos prishi marrëdhënie diku dhe vonohet që të kapi punën tjetër dhe shtyhen. Ka një karakter që mendon se po të vonohet, i jep rëndësi vetes dhe kjo pjesë nuk më pëlqen, nuk jam dakord  me këtë pjesë. Ose e neglizhojnë personin që duhet të takojnë. Nëse e neglizhon mos e tako fare atë person. Është tjetër vonesa, se ti je gjithmonë në nxitim dhe tjetër vonesa që ti e neglizhon dhe nuk e respekton atë”.

Në kultura të ndryshme, ekzistojnë disa perceptime rreth kohës kur quhemi korrekt dhe kur jemi me vonesë.

Ne nuk jemi në nivelin e një gjermani apo japonezi, por jemi në një nivel mbi mesataren. Një popull që e njeh respektin ndaj tjetrit sepse kjo është traditë dhe është një popull me bazament në marrëdhënie me të tjerët. Fakti që përshtatet shumë lehtë në vende të tjera do të thotë se e ka në gen. Shqiptarët janë shumë të organizuar”, tregon Sazan Guri.

Sipas tyre është e rëndësishme që vonesa të mos kthehet në një stil jetese që edhe mos ndikojë negativisht në marrëdhëniet tona me të tjerët.

5 janë këshillat e vyera, të cilat konsiderohen çelësi i zgjidhjes së problemit tuaj me kohën.

1. Vendoseni si qëllim të qenit në orar.

2. Përmirësoni aftësitë tuaja në llogaritjen e kohës.

3. Përdorni alarmin tuaj.

 4. Vendosni afate kohore.

5. Shpërbleni vetën nëse arrini të ndryshoni./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi