Bullizmi dhe cyberbullizmi janë shqetësim global. Sipas UNICEF, 71% e të miturve pëson dhunë psikologjike në rrjetet sociale. Statistikat janë të frikshme, pasi në botë aktualisht çdo 5 minuta vdes një fëmijë si pasojë e dhunës, ndërkohë që shumë e shumë të tjerë mbajnë mbi lëkurën e tyre dhunë fizike, seksuale e psikologjike.

Në botën dixhitale, dhuna me të cilën përballen fëmijët në shtëpitë e tyre, shkolla e komunitet shpesh amplifikohet nga SMS, foto, video, email, chat dhe rrjete sociale. Ndryshe nga bullizmi që ushtrohet në mënyrë direkte nga një person në tjetrin, cyberbullizmi mund të arrijë viktimën kudo, në çdo moment, duke shkaktuar një ankth të vazhdueshëm.

Sa më tepër zgjerohet përdorimi i internetit nga fëmijët, aq më tepër rriten dhe shifrat e këtij fenomeni. Në 7 vende evropiane, nga vitit 2010-2014 përqindja e fëmijëve nga 11-16 vjeç të ekspozuar ndaj cyberbullzimit është rritur nga 7-12%.

Ndërsa sipas Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, rreth 70% e popullsisë së re botërore 15-24 vjeç, ka akses në internet e rrjetet sociale, ndërkohë që në vitin 2011 ishin vetëm 36%.

UNICEF ka kryer edhe një sondazh me 170 mijë nxënës nga 30 vende të ndryshme dhe rezultoi se një në çdo 3 prej tyre ka përjetuar të paktën një herë eksperienca negative të dhunës psikologjike në rrjet.

Klan Plus