Tanket e Ushtrisë turke mbërritën në stacionin e policisë së Ankarasë, në zbatim të planit për të rrëzuar pushtetin e Erdogan. Policia sapo ishte njoftuar për tentativën e një grupi ushtarakësh dhe bllokoi hyrjen në stacion. Në videon e publikuar nga agjencia “Anatolu” duken mjetet e blinduara të Ushtrisë, që tentojnë të kalojnë gardhin e kamionëve të policisë.

Në pak minuta në vendngjarje mbërrijnë edhe tanke të tjerë ndërsa avionët F16 të Ushtrisë nisin të hapin zjarr. Më pas janë mbështetës të presidentit Erdogan që grumbullohen përpara stacionit policor, duke kërkuar largimin e ushtarëve nga godina.

Skenat që pasuan më pas u ngjasojnë filmave të hollivudit. Koas dhe të shtëna nga disa drejtime në turmën që ndodhet në shesh.

Pasojat e grushtit të shtetit ranë mbi drejtues të lartë të Ushtrisë, ndërsa presidenti Erdogan akuzoi kundërshtarin e tij Fetullah Gylen. Për këtë të fundit, Gjykata e Stambollit lëshoi një ditë më parë një urdhër arresti.

Në reagimin e ti, Gylen tha se ku urdhër është një tjetër dëshmi e autoritarizmit të Erdogan që çdo ditë e më shumë po shkëput lidhjet me demokracinë.

Tv Klan