Në çerekfinale shkojnë Atletico Madrid dhe PSG

Liverpool dha dorëheqjen. Tashmë për anglezët Champions mori fund. Mendohej se stadiumi Anfield do të ishte një fortesë për ta, aty ku spanjollët do të thyheshin rëndë, por skuadra e Diego Simeone shkoi dhe e pushtoi, duke siguruar kështu vendin në çerekfinale.

Në fakt Liverpool duket se e kishte marrë lehtë. Ekipi i Klopp shënoi në fundin e pjesës së parë duke barazuar rezultatin e përgjithshëm. Ndeshja shkoi në shtesa dhe menjëherë Liverpool shënoi edhe një tjetër gol me Roberto Firmino.

Ky ishte momenti që skuadra spanjolle nisi sulmin e saj të pandalshëm. Marcos Llorente shënoi dy herë. Në pjesën e dytë të shtesës Alvaro Morata i dha fund vuajtjeve të skuadrës angleze.

Atletico Madrid tregoi si gjithnjë se me dëshirë dhe me bindje mund të arrihet gjithçka, edhe pse në kampionatin spanjoll është duke luftuar që të arrijë në zonën Champions të renditjes.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Paris Saint-Germain avancoi pasi mundi 2-0 Borussia Dortmundin. Francezët zgjidhën gjithçka në pjesën e parë me golat e Neymar dhe Juan Bernat, duke siguruar çerekfinalet për herë të parë në 4 vitet e fundit. Mesa duket Tomas Tuchel vazhdon ta njohë mirë Borussian, ish-skuadrën e tij.

Tv Klan