Një nga femrat më të bukura në botë ka bërë një deklaratë që shumë meshkuj me gjasë mezi e kanë pritur. Charlize Theron tha se është e hapur për të nisur një lidhje, duke u bërë thirrje meshkujve që të njihen me të.

Gjatë intervistës për “Entertainment Weekly” Theron u shpreh se është në kërkim të dashurisë, pasi është beqare prej 10 vitesh. 

“Unë jam në dispozicion. Dikush duhet të më dalë përpara dhe të përpiqet”,

tha 43-vjeçarja.

Me pak fjalë, Charlize është gati t’i hapë krahët dashurisë. Megjithatë bukuria e saj jemi të sigurt që tremb shumë meshkuj, ndoshta prandaj e bëri dhe atë apel. Nuk na ngelet gjë tjetër vetëm të presim garën e meshkujve, për të fituar zemrën e aktores.

Klan Plus