Chris Brown vendosi të shesë disa nga rrobat dhe objeket që nuk i duhen më, për një çmim të arsyetueshëm.

Ai përdori garazhdin e shtëpisë si dyqan, duke shtuar edhe disa tenda, duke bërë që lagjia e tij në Tarzana, Kaliforni, të mbushej plot me fansa. Disa prej tyre mbërritën që natën për të qenë të parët kur të hapej “dyqani”.

Numri shumë i lartë i tyre u bë problem për banorët, të cilët njoftuan policinë për të larguar fansat dhe për të ndaluar shitjen por nuk ja dolën dot.

Përballë policisë doli avokati i Brown, i cili tha se klienti i tij nuk po bënte asgjë të keqe.

Blerja e rrobave zgjati deri në mbrëmje, teksa fansat lejoheshin të hynin në garazhd nga 10 persona në të njëjtën kohë.

Klan Plus