Aktori i famshëm George Clooney dhe gruaja e tij Amal kanë dhuruar më shumë se 1 milion Dollarë nga fondet e tyre personale për të ndihmuar në krizën e krijuar në vend nga koronavirusi.

Paratë do të dërgohen për 6 organizata të ndryshme. George Clooney është anëtar i bordit të MPTF, një organizatë që është krijuar për të mbështetur punëtorët e industrisë në nevojë, si dhe profesionistë të moshuar.

Paratë e dhuruara do të ndihmojnë edhe spitalet që po përballen me mbingarkesën, si dhe do të shkojnë për të gjithë medikamentet për njerëzit më sëmundje kronike dhe ata me aftësi të kufizuar. Amal Clooney do të japi ndihmën e saj për të gjithë gratë shtatzëna si dhe jetimët.

Klan Plus