Në emisionin “Rudina” këtë të shtunë u fol për markën dhe të drejtën e autorit. Pronësia Intelektuale është pikërisht ajo fushë që mbron krijimtarinë e mendjes njerëzore pasi ato janë të konkretizuara.

Pronësia Intelektuale ndahet në: copyright (ku futet kënga, muzika, filmi, fotografia, skulptura, programet kompjuterike, krijimi i personazheve të ndryshme në filma, apo ne libra, librat, graffiti, printimet e copave në fushën e modës) si dhe ne pronësinë industriale (ku objektet kryesore janë markat tregtare, treguesit gjeografikë, patentat, modelet e përdorimit si dhe dizenjot industriale).

Për të folur për këtë temë ishte e ftuar Maria Solis, Drejtoreshë e Koordinimit, Promovimit, Trajnimit dhe Analizës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale.

Po çfarë është sekreti tregtar dhe cili është sekreti tregtar më i famshëm në botë?

Maria Solis: Janë të dhënat, të cilat një kompani i ka asete dhe çon në një dëm të konsiderueshëm nëse ky sekret përhapet në palë të treta.

Rudina: Për shembull formulat e realizimit të një ushqimi…

Maria Solis: Për shembull Coca-Cola është sekreti tregtar më i famshëm në botë. Formula e Coca-Cola vlen 30 miliardë dollarë dhe aktualisht ruhet në Atlanta në Amerikë dhe 3 prej punonjësve kanë tentuar t’ia shesin Pepsi-t. Ka qenë një çështje gjyqësore goxha e madhe në vitin 2006. Ky është një sekret tregtar. Është edhe një sekret tregtar goxha i mirënjohur si WD-40, e cila është trashëguar për 7 dekada dhe nuk mbrohet me patentë. Është për anijet kozmike për të hequr ndryshkun dhe e përdorin shumë në Amerikë edhe për përdorim vetjak, por edhe nga ana e ushtrisë për tanket, etj.

/tvklan.al