Curry nuk i mjafton Golden State, fiton Boston e Bulls

Ndeshje të forta dhe emocionuese në NBA, ku nuk munguan edhe surprizat në të dyja konferencat. Në Perëndim, Clippers fitoi derbin e Los Angeles, duke mundur 104-86 Lakers, në një ndeshje pa shumë histori. Mungesat e shumta ndikuan te Lakers, ndërsa për Clippers u dalluan Morris me 22 pikë e Leonard me 19.

Në Koferencën e Lindjes humbën dy skuadrat e kreut, Philadelphia e Brooklyn. Nets u mund 115-107 nga Chicago Bulls, ndeshje ku kolektiviteti nuk mjaftoi për Nets. 7 lojtarë të Brooklyn realizuan mbi 10 pikë, por që mbetën për statistikë.

Në kahun tjetër, 6 lojtarë të Bulls realizuan mbi 10 pikë, me LaVine autor i 25 pikëve, mbështetur edhe nga Vucevic me 22 pikë e 13 rebound.

Memphis Grizlies trumfoi 116-100 në fushën e Philadelphia, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në konferencat përkatëse. Për Memphis u dallua Brooks me 17 pikë, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Harris. Fiton edhe Atlanta, që mundi 117-111 Golden State, ku 37 pikët e Curry nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Klan News