Facebook i fshin postimin e Donald Trump: Është lajm i rremë

Telenovela Trump –rrjete sociale tanimë është bërë rutinë dhe më shumë gjasa do të zgjasë për një periudhë të gjatë kohore .

Këtë herë një postim nga ana e presidentit amerikan ka detyruar Facebook-un që ta bllokojë atë pasi Trump ka deklaruar se corona nuk është gjë tjetër veç se një virozë. “Jemi mësuar të jetonim me sezonin e gripit, ashtu si po mësojmë të jetojmë tani me Covidin, në shumicën e popullatave shumë më pak vdekjeprurëse!!!”, thuhet në postim.

Ky lloj postimi u klasifikua nga rrejti social si i pavërtetë dhe përmban informacion potencialisht dëmtues. Postimet e herpashershme të Trump në lidhje me situatën e pandemisë dhe jo vetëm shumë herë janë bllokuar edhe nga rrjetet të tjera sociale.

Rasti më i fundit ishte në muajin qershor ku Trump i bënte thirrje votuesve që të mos të dërgonin votën e tyre me postë pasi do të manipulohen zgjedhjet .

Për këtë arsye kreu i Shtëpisë së Bardhë firmosi një urdhër ekzekutiv që përkufizon mbrojtjen dhe detyrimet ligjore që kanë meidat sociale në tërësi. Në bazë të kësaj platformat online si Facebook dhe Twitter mund të paditen nëse gjykohet se po bllokojnë një postim në mënyrë të padrejtë. Por deri më tani Trump nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ligjor.

Ndërkaq pasi doli nga spitali dhe po vijon që të kurohet brenda rezidencës presidenciale, Donald Trump pretendon që të marrë pjesë në debatin me rivalin demokrat Joe Biden. Ky i fundit sipas asj që raportojnë mediat ndërkombëtare i trembet faktit që t’i rikthehet përmballjes me Trump-in në një kohë kur ai ende është pozitiv më Covid 19.

Pjesëmarrja e tij në debat mund të përbëjë rrezik për shëndetin publik, pasi sipas ekspertëve shëndetësorë kur dikush është i infektuar me virusin mund ta transmetojë atë për 10 deri në 20 ditë.

Gjithashtu edhe këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë Stephen Miller ka rezultuar pozitiv me COVID-19, rasti më i fundit raportuar brenda rrethit të ngushtë të Presidentit Donald Trump.

Klan Plus