Shifra të larta të të prekurve nga virusi, 35 në terapi intensive

Në njoftimin e sotëm te Ministrisë së Shëndetësisë raportohen sërish shifra të larta të të infektuarve dhe të viktimave që kanë humbur jetën nga coronavirusi. Sipas ministrisë janë identifikuar 1153 qytetarë të prekur me virusin e rrezikshëm.

Si pasojë e komplikacioneve kanë humbur betejën 17 persona. Në 24 orët e fundit janë shëruar 928 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 62,533 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e Covid-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19. 

Sot procesi i vaksinimit është shtrirë dhe në Elbasan. Gjatë ditës së sotme janë kryer 792 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4969 vaksina antivCOVID.

Klan News