Studimi britanik: Infektueshmëri më e lartë nga veshjet sintetike

Koronavirusi mund të qëndrojë në materialet më të përdorura për veshje deri në 3 ditë dhe ka një rrezikshmëri të lartë infektimi duke u transmetuar përmes tyre.

Në këtë përfundim arrin një studim i kryer nga mikrobiologët e Universitetit të Leicester në Britaninë e Madhe, të cilët thonë se veshjet sintetike me fibra poliesteri janë ato më të rrezikshmet. Nga këqyrjet ka rezultuar se virusi mbijeton në këtë material deri në 3 ditë dhe mund t’u ngjitet individëve që e prekin ose e veshin.

Edhe në copat e përbëra në 100% pambuk, COVID-19 qëndron deri në 24 orë. Rezistencën më të ulët, në jo më shumë se 6 orë, ky virus e ka në veshjet me fije të përziera mes pambukut dhe poliesterit. Studimi ngre shqetësimin për transmetueshmërinë e virusit nga uniformave të mjekëve, të cilat janë të përbëra pikërisht nga këto materiale.

Të rrezikshme mund të jenë edhe maskat që kanë në përbërje këto materiale. Sipas tyre, larja me detergjent e këtyre veshjeve me temperatura deri në 67 gradë celsius eliminon krejtësisht virusin.

Tv Klan