Specialistët shqiptarë: Nuk ka raste të tilla në vendin tonë

Atëherë kur besohej se koronavirusi nuk shkakton probleme shëndetësore tek fëmijët, Britania dhe Spanja japin alarmin për rritje të rasteve të rënda tek fëmijët nën 5 vjeç.

Shkak është bërë sindroma Kawasaki, një sëmundje e zakonte për Azinë, për tepër e rrallë për Europën që duket se po ndikohet nga Covid-19. Nga Madridi, profesor Kita Sallabanda thotë për Televizionin Klan se në Spanjë janë mbi 50 fëmijë të prekur nga kjo sindromë.

I njëjti shqetësim është ngritur edhe në Britaninë e Madhe, ku disa fëmijë të prekur nga Covid-19 dhe me sindroma të ngjashme të sindromit Kawasaki janë terapi intensive. Për fat të mirë Shqipëria aktualisht numëron 31 fëmijë të prekur nga Covid-19 dhe në asnjë rast nuk ka patur komplikime apo shfaqjes së kësaj sindrome.

Por referuar situatës në Europë, ekspertët e shëndetësisë janë të mendimit se duhet mbajtur nën vëzhgim kjo problematikë e re, e gjeneruar së fundmi nga pandemia e Covid-19.

Tv Klan