Anglezët konfirmojnë humbje 147 milionë euro pas 5 viteve fitimprurëse

Pas 5 viteve të rritjes së vazhdueshme të të ardhurave dhe bilanceve fitimprurëse, Manchester City ndjen krizën e shkaktuar nga Covid-19.

Gjiganti anglez e ka mbyllur sezonin 2019-2020 me humbje. Klubi njoftoi se kishte regjistruar një humbje prej 147 milionë euro. Kjo rënie lidhet me të ardhurat nga shitja e biletave dhe të drejtat televizive.

Krahasuar me 253.2 milionë paund në sezonin 2018-19, të ardhurat nga të drejtat televizive kanë rënë pak më shumë se 67.2 milionë nga UEFA dhe 123 milionë nga garat e tjera, rreth 190 milionë euro në total.

Situata ekonomike e vështirë e kryesuesve aktual të Premier League u konfirmua dhe nga trajneri, Pep Guardiola, i cili pak ditë më parë pohoi se blerjet milionëshe do mungojnë në merkaton e verës së këtij viti.

Klan News