Brataj: Në kryeqytet 50 të skeduar gjatë 24 orëve si të dyshuar

Rënia e numrit të të infektuarve në vend ka sjellë ulje të numrit të thirrjeve në urgjencën kombëtare.  Që nga mesi i muajit mars kur regjistroheshin 9 mijë thirrje gjatë 24 orëve, tashmë në numrin 127 regjistrohen rreth 3 mijë telefonata.

“8-15 mars merrnim 9 mijë thirrje për 24 orë, Tirana mban numrin më të lartë”, thotë shefi i Urgjencës Kombëtarë Skënder Brataj.

Edhe pse Tirana nuk ka asnjë rast të ri me Covid-19, sërish në kryeqytet ka të dyshuar me shenja të koronavirus. Janë afro 50 skeda në urgjencë të personave të dyshuar me covid 19.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, para afro një muaji rezultoi pozitiv me Covid-19, por tashmë pas dy testeve të kryera ai ka mundur të dalë negativ për koronavirus.

Tv Klan