Bota e futbollit pritet të ketë shumë shpejt pasardhësin e Cristiano Ronaldos. Sulmuesi i Juventusit është futur në vitet e tij të fundit të karrierës, por tashmë ka nisur të promovojë një talent të ri.

Bëhet fjalë për djalin e tij, Cristiano Junior. Edhe pse ky fakt nuk është tashmë një sekret, për shkak se 10-vjeçari aktivizohet me skuadrat e moshave tek torinezët, talenti i tij sa vjen e rritet.

E kush më mirë se sa një baba, 5 herë fitues i ‘Topit të Artë’ dhe shumë trofeve ekipor dhe individual mund të japin shtysën finale për të vendosur vërtetë se çfarë do të bëhesh në jetë?

Aktualisht, dyshja ndodhet në karantinë në Torino, ku pritet që pas 14 ditësh të bashkohen me shokët e ekipit në stërvitje. Megjithatë puna me topin nuk ka munguar për asnjë moment. Asi i Juventus praktikon ushtrime me djalin e tij duke alternuar këmbën e djathtë dhe të majtë.

“Si babai ashtu dhe djali. Para së gjithash lumturia”, shkruan 35-vjeçari në rrjetet sociale. Ronaldo u kthye në Torino më 4 Maj dhe pritet të zbresë në fushën e vërtetë stërvitore më 18 Maj.

Klan Plus