Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij tërheqin vëmendjen në “MTV EMA”

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij tërheqin vëmendjen në “MTV EMA”

11:52 04/11/2019

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, kanë arritur të rrëmbejnë gjithë vëmendjen në ceremoninë e sivjetme të “MTV EMA”.

Ylli i futbollit ka preferuar të vesh një kostum të kuq dhe të parakalojë në tapetin e kuq. Por vëmendjen me paraqitjen e saj tërhoqi gjithashtu, edhe e dashura e tij, Georgina. Pa dyshim që çifti shkëlqeu në “MTV Europe Music Awards 2019” të organizuar në Spanjë.

Gjatë parakalimit në tapetin e kuq, Georgina është kujdesur të evidentojë edhe format e saj trupore, me fustanin blu që ishte i hapur dhe ekspozonte këmbën e saj. Veshjen e saj e kishte kompletuar me një unazë diamanti dhe vathë argjendi. Flokët ishin të thjeshta dhe përshtateshin mjaft mirë me makeup-in e vendosur.

Sa i përket lojtarit të Juventus, ai arrit që të bënte diferencën me look-un e përzgjedhur. Çifti parakaloi në tapetin e kuq së bashku, duke mbajtur duart e njëri-tjetrit.

Në postimin e tij në Instagram, ai bashkëngjitur fotove të postuara shkruan: Show filloi me dashuri. Ata të dy kanë shijuar kohën me njëri-tjetrin para se të ktheheshin sërish në familjen e tyre të madhe dhe mjaft të bukur./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi