Curi-Salianjit: Do të të fusin brenda ty, u thatë hajde na arrestoni dhe ja…

Curi-Salianjit: Do të të fusin brenda ty, u thatë hajde na arrestoni dhe ja…

22:39 07/02/2020

Mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, Ervin Salianji e ka quajtur veten e tij me shumë fat jo vetëm që ka mundur t’i shpëtojë burgosjes, por edhe për shumë arsye të tjera.

Salianji u shpreh se gjyqtari që dha vendimin për të, i shërben bandave dhe se për këto ka prova që do t’i bëjë publike.

Ndërkohë përballë tij, analisti Arjan Curi iu drejtua duke i thënë se “plani është që do ta fusin brenda”.

 “Tani problemi është që plani është që do të të fusin ty brenda, e ke të sigurtë që do të të fusin brenda. Edhe kjo ideja që thonin këta të opozitës, se ju dukej si shaka, si lojë, po nuk bëhet lojë me këto gjëra, që ja ne në rrugë jemi, hajde po deshët na arrestoni, na burgosni, na bëni… ja ti gati je… martiri i parë i demokracisë”. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo