Curry thyen Jazz në limite



Curry thyen Jazz në limite

20:40 11/05/2021

Russell Westbrook në histori, lojtari me më shumë triple-double

Një tjetër surprizë e pakëndshme në Perëndim për skuadrën kryesuese Utah Jazz. Një gjuajtje e saktë për tri pikë në sekondën e fundit nga ana e Stephen Curry, që realizoi 36 pikë, i dha fitoren ekipit të Golden State. Warriors  mundën 119-116 kryesuesit Jazz. Një ndeshje që po shkonte drejt kohës shtesë, por Curry tregoi edhe një herë aftësitë e tij nga distanca. Clarskon ishte më i miri në tapet me 41 pikë, por nuk mjaftuan për Jazz.

Fiton edhe San Antonio Spurs, që mundi 146-124 Milwaukee Bucks, ndeshje spektakolare nga të dy ekipet. Të gjithë titullarët e Bucks realizuan mbi 10 pikë, ku Giannis ishte më i miri me 28 pikë, por që mbeten për statistikë. Për Spurs 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, me DeRozan që shënoi 23 pikë, ndërkohë që 54 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Spektakolare edhe sfida mes Atlanta Hawks dhe Washington Wizards, që përfundoi me fitoren e ngushtë 125-124. Russell Westbrook u bë lojtari me numrin më të madhe të “triple-double” në kampionatin më spektakolar të basketbollit në planet. Ylli i Wizards e mbylli takimin me “triple-double” të 128 në karrierë e tij: 28 pikë, 21 asiste dhe 13  “rebound”, duke parakaluar një legjendë si Oscar Robertson. Por takimi, në fakt, u fitua nga Hawks me vetëm një pikë diferencë.

Klan News







Të ngjashme