Dalin në ankand bizhuteritë e vajzës së Napoleonit



Dalin në ankand bizhuteritë e vajzës së Napoleonit

14:20 05/05/2021

Dalin në ankand bizhuteritë e vajzës së adoptuar të Napoleonit. Pas 200 vjetësh, kanë dalë në dritë 9 sende të mrekullueshme, ndër të cilat një diademë, një gjerdan, një palë vathë, një byzylyk, një unazë dhe spila, të gjitha të konsideruara përrallore, nga shtëpia e ankandeve që do t’i përfaqësoje, Christie’s, në 9 maj në Gjenevë.

Për realizmin e tyre janë përdorur safirë të Sri Lankës, diamandë e smeraldë. Në koleksionin e jashtëzakonshëm përfshihet edhe kurora më safirë e Mbretëreshës Maria II e Portugalisë.

Stephanie lindi në një familje të fisnikërisë në Versailles në nisje të revolucionit francez. Ishte vajza e një të afërmi të bashkëshortit të parë të Josephinë, e cila u martua me Bonapartin në vitin 1796.

Napoleoni vendosi të adoptojë vajzën jetime kur ende nuk kishte trashëgimtarë. Ky koleksion ishte trashëguar ndër vite e shekuj në familje, dhe kjo është e hera e parë që shihen këto xhevahire, të cilat janë kryesisht dhurata të Perandorit për vajzën e tij.

Klan News










Të ngjashme