Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se edhe në vijim nuk do të lejohet muzika në disko dhe ambiente të ngjashme me to. Po ashtu kreu i qeverisë në një konferencë për mediat, u shpreh se dhe dasmat nuk do të lejohen, pasi në çdo vend të botës ceremonitë bëhen shumë të kufizuara.

Kryeministri më tej u bëri apel të gjithëve që të mbajnë maskë, pasi vetëm kështu mund të kufizohet përhapja e COVID-19.

“Jo më larg se dje kam parë një sërë vendesh që janë kthyer te 5 veta bashkë, oraret e kufizuara të shërbimeve, paradite, pasdite te  mbyllja e restoranteve në 8 apo 9 të darkës, nuk dua të shkojmë në këto masa sot, dhe mundësisht ta kalojmë dimrin pa këto masa.

Duan dasma, është gjëja më e natyrshme, po shikoni pak masat për ndalimin e ceremonive martesore në mjedise jo private me jo më shumë se 12 persona.

Duan muzikë, shkoni gjejeni një vend në cilindo vend të Europës . Këto nuk janë dëshira dhe teka, janë masa elementare. Të mos rikthehemi në shtëpi se u mbyll shkolla, universiteti, të mos humbasë kohë se do mbyllen gjykatat. Dhe për të gjitha këto çfarë duhet? Një maskë, asgjë më shumë. Duke komunikuar gjithë këto kohë me komitetin e ekspertëve dhe duke marrë prej tyre opinionin se është koha për maskën”, u shpreh kreu i qeverisë./tvklan.al