Kur duhet edhe më pak se 2 muaj nga fillimi i finaleve të Europianit, përfaqësuesja italiane është në kërkim të trajnerit që do të zëvendësojë Antonio Conte, në përfundim të turneut.

Mediat përtej Adriatikut e përmendin Gianni De Biasi si një nga kandidatët për këtë post.

Trajneri i Shqipërisë i kontaktuar nga Televizioni Klan deklaroi se lajmet për takimet e tij me përfaqësues të Federatës Italiane janë sajesa të mediave.

Gianni De Biasi – Trajner i Kombëtares: 

“Unë jam i përqendruar tek Euro 2016. Nuk mund të ndjek çdo lajm rreth përfaqësueses së Italisë. Kjo është një lojë e gazetarëve italianë”.

De Biasi përmend emrat e shumtë që publikojnë mediat për të marrë drejtimin e Italisë, si Capello, Mazzarri apo Donadoni më parë.

Të mërkurën ishte Gianni De Biasi që deklaroi për “Quotidiano Sportivo” që ishte një aventurë tërheqëse drejtimi i Italisë, por nuk ka patur asgjë konkrete deri më tani.

Endrit Sauku/Tv Klan